Sport
Agim Ademi për fotot që po qarkullojnë në rrjetet sociale: Hoteli është i hapur për të gjithë, nuk pati pije alkoolike

Në mediet tona po qarkullon lajmi se mbrëmë pati festë në hotelin ku po qëndrojnë futbollistët e Kombëtares së Kosovës, me protagonistin kryesor portierin Arijanet Muric.
Siç shihet në foto, Muric është i shoqëruar nga dy vajza tërheqëse, të cilat edhe i kanë postuar fotot në profilet e tyre private. Aty vërehet edhe një shishe e cila në shikim të parë duket të jetë alkoolike.
Të gjitha këto, i pari i FFK-së i ka mohuar për lajmi.net.
”Nuk ka pasur pije alkoolike, kqyreni mirë. Nuk ka shansa me pasë pijë alkoolike”, deklaroi fillimisht Agim Ademi për lajmi.net.
Ndërsa për vajzat që shihen në foto, ai u shpreh: ”Hoteli është i hapur për këdo, po leni këto sene allahile”. /Lajmi.net/






















