Sport
Abazaj për Supersport: Nuk prisja një nivel kaq të lartë në ligën e parë turke, kombëtarja…


Kristal Abazaj ishte protagonist me Istanbulspor në suksesin e fundit që skuadra nga Stambolli arriti me rezultatin 2-0 ndaj Eskisehirspor. Për Abazajn ky ishte goli i dytë, në kampionat me fanellën e verdhezinjëve, ndërkohë që pas 7 javësh, Istanbulspor pozicionohet në vendin e 2-të me 16 pikë të grumbulluara, pozicion që e ngjit skuadrën e Abazajt dhe Rrocës në Superligën turke.
”E kemi ndjekur me vëmendje Kombëtaren. Duhet të përsërisim vitet e suksesshme me De Biasin. Nuk kam bërë një fazë përgatitore. Shpresoj të vij sa më shpejt në kondicionin fizik. Jam habitur pasi nuk e prisja ekipin të ishte në nivel të lartë. Kemi skuadër mjaft të mirë. Katër ekipe të para këtu janë më të forta se në Superiore. Kanë bërë blerje të forta si Gokhan Inler. Tirana ka ekipin më të mirë” – tha Abazaj në intervistën e tij për emisionin Zona Gol në Supersport.





















