Lajme
“56.2 % më shumë”, Rama publikon shifrat e rritjes së pagave në sektorin publik

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në Facebook disa shifra të cilat, sipas tij, tregojnë se pagat në sektorin publik janë rritur gjatë qeverisjes së Partisë Socialiste.
Sipas shifrave të publikuara nga Rama, në sektorin publik pagat janë rritur me 56.2 %. Vlera totale e parave në 2006 ishte 45.5 miliardë lekë dhe në 2021 parashikohet të shkojë në 71.1 miliardë lekë.
Rama ka thënë se këto shifra janë përgjigje e qartë e pyetjes “A janë rritur a s’janë rritur pagat?”.
Postimi i plotë i Edi Ramës:
MIRËMËNGJES 
dhe me këto dy shifra për fondin e pagave të shtetit, për thuajse të njëjtin numër punonjësish, ku mund të shihni përgjigjen e qartë të pyetjes, “A janë rritur a s’janë rritur pagat?”, ju uroj një ditë të mbarë
.




















