Connect with us

Kosovë

24 mijë familje varen nga ndihma sociale në Kosovë

Publikuar

Në Kosovë 24 mijë familje apo rreth shtatë për qind të ekonomive familjare varen nga ndihma sociale e shtetit.

Pandemia ka rënduar gjendjen edhe ashtu të rëndë në të cilën ato jetojnë, derisa autoritetet thonë se kanë vendosur që të dyfishojnë shumën e të hollave që marrin këto familje për tre muajt e ardhshëm.

Ndihma sociale në Kosovë sillet nga 60 deri në 180 euro.

Avni Kastrati nga Agjencia e Statistikave, tha se vetëm në muajin maj, numri i regjistruar i këtyre familjeve është rritur për 160 sosh.

NA NDIQ NË FACEBOOK