Connect with us

Kosovë

19 pacientë me koronavirus po trajtohen në Spitalin e Pejës, 6 në gjendje më të rëndë

Publikuar

19 pacientë të infektuar me virusin korona po trajtohen në Spitalin e Pejës. Nga spitali kanë njoftuar se 6 pacientë që po trajtohen aty, janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Ndërsa, gjatë 24 orëve të fundit një pacient është shëruar nga virusi korona.

“1 Pacientë me Covid-19 është shëruar gjatë 24 orëve të fundit. Aktualisht po trajtohen 19 pacientë me Covid-19. Sa i përket gjendjes së pacientëve:12 pacientë janë në Oksigjeno terapi ndërsa nga këta 6 pacientë në gjendje më të rëndë”, thuhet në njoftimin e spitalit.

Gjatë 24 orëve të fundit në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 303 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësorë.

NA NDIQ NË FACEBOOK