Kosovë
100 të shëruar, 169 raste të reja dhe 4 viktima në Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi sot lidhur me situatën epidemiologjike në 24 orët e fundit të COVID-19 në Shqipëri, se janë kryer 971 testime nga të cilët kanë rezultuar pozitivë 169 qytetarë të prekur nga virusi SARS-COV 2.
Sipas njoftimit të ministrisë, janë shëruar 100 qytetarë, duke e çuar në 9.215 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki: 55 në Tiranë, 22 Korçë, 14 Elbasan, 9 në Shkodër dhe Durrës etj.
Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 228 pacientë, 17 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Me gjithë përpjekjet e mjekëve, fatkeqësisht e kanë humbur betejën me COVID-19, një 62-vjeçar, një 66-vjeçare nga Lezha, një 67-vjeçare dhe një 80-vjeçar nga Tirana.
Që nga shpërthimi i pandemisë me koronavirus në Shqipëri janë regjistruar 14.899 raste, prej tyre 9.215 janë shëruar, 5273 janë ende raste aktive dhe betejën me sëmundjen e rrezikshme e kanë humbur 411 persona.






















