Connect with us

Kosovë

​Putin nuk e pëlqen afrimin e Serbisë me SHBA’të, anulon vizitën në Beograd

Publikuar

më

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk do të vizitojë Beogradin në tetor, siç u njoftua nga presidenti serb Aleksandar Vuçiq në disa raste muajve të fundit, raporton Danas duke iu referuar përfaqësuesve pranë qarqeve diplomatike.

Burimet e gazetës serbe thonë se Kremlini nuk zbuloi arsyen e anulimit të vizitës së planifikuar, por ata theksojnë se “rusët nuk e pëlqejnë afrimin e Serbisë me Shtetet e Bashkuara në fushën e politikës së jashtme, e cila ishte veçanërisht e dukshme gjatë nënshkrimit të marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë, për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike midis Beogradit dhe Prishtinës”.

“Marrëveshja në Shtëpinë së Bardhë ndërmjet Serbisë dhe Kosovës shënon një tjetër pikë kthese në trendin ‘konstant’ të humbjes së ndikimit të Rusisë në Ballkan, e cila po e irriton Kremlinin. Partneri më i afërt i Rusisë në Ballkan, Serbia, po zgjidh mosmarrëveshjen rreth Kosovës pa pjesëmarrjen ruse në negociata dhe po i afrohet SHBA-së, ndikimi i së cilës po rritet në kurriz të Rusisë. Duke postuar një post fyes në Twitter, zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse Maria Zakharova ndoshta besonte se ajo po shprehte dëshirën e “zotërinjve të saj politikë” për të dënuar Serbinë për pabesi. Por Putin shpejt kërkoi falje për ‘cicërimën’ e Zakharova, ndërsa ministri i Jashtëm Sergei Lavrov mbështeti marrëveshjen e Uashingtonit dhe perspektivën e arritjes së një marrëveshje Serbi-Kosovë, andaj Rusia do të përpiqet të ruajë marrëdhëniet e mira me Serbinë, megjithëse vërehet forcimi i ndikimit të SHBA në Serbi,” thanë burime nga qarqe diplomatike për Danas.

Vuçiq në qershor kishte marrë konfirmimin nga Putin se ky i fundit do të vizitojë Serbinë më 20 tetor.

Shqipëri29 minutes ago

Spanja shkatërron Kroacinë, shkëlqen katalanasi Yamal! Fitojnë Anglia dhe Zvicra, ja rezultatet e mbrëmjes në Ligën e Kombeve

Lajme1 hour ago

Hamza i prerë: Pa u kryer ligji s’ka biseda për Presidentin, nëse ligji kalon në dy lexime unë i garantoj 22 votat e PDK

Maqedoni3 hours ago

Ahmeti zbarkon në Prishtinë, takim me Hamzën pas Gjinit

Shqipëri3 hours ago

Dosja e SHISH/ Basha: Vlora Hyseni ka qenë në kushtet e presionit! Ish-prokurori Karanxha: Rrezikohet jeta e bashkëpunëtorëve

Lajme4 hours ago

Çitaku përsëri i reagon Hargreaves: “Drejtësia e pavarur” hipokrizi, Cameron i ka bërë presion kryeprokurorit të GJpNJ për Netanyahun

Maqedoni5 hours ago

Mbi 1 trilion dollarë ushqim hidhet, ndërsa miliona njerëz vuajnë nga uria

Shqipëri6 hours ago

Ergys Agasi reagoi nga qelia, analisti: “Divorc” me Vlora Hysenin, i janë hapur ‘portat e ferrit’! Shteti i gatshëm që…

Lajme7 hours ago

Dënimi i çlirimtarëve, Haziri: Nuk kemi besuar që drejtësia vjen në formën e padrejtësive

Kosovë7 hours ago

Albin Kurti njofton: Shqiptarët e Luginës bëhen bashkë për zgjedhjet në Serbi

Lajme7 hours ago

Prindërit ankohen për orarin në shkollën “Liria” në Jabollçisht të Epërm: Fëmijët e klasës së dytë mësojnë bashkë me të nëntat

Maqedoni8 hours ago

Lufta për Kodin Zgjedhor: Shasivari i thërret partitë në tryezë, opozita kërcënon me mijëra amendamente!

Lajme9 hours ago

Jakup Huseini: Gjithnjë e më të fuqishëm, atmosferë fitoreje në Bërvenicë

NA NDIQ NË FACEBOOK