Connect with us

Kosovë

​Qeveria propozon formimin e bashkësive fetare me 100 nënshkrime, kritikohet nga deputetët

Publikuar

Deputetët kanë shqyrtuar në lexim të parë edhe projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, i cili ka marrë mbështetjen nga të gjitha grupet parlamentare, por nuk është hedhur në votim për shkak të mungesë së deputetëve joshumicë.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, duke prezantuar ligjin, kërkoi mbështetjen e deputetëve, duke thënë se e kanë dërguar në Kuvend, pas shqyrtimit të tij nga Komisioni i Venecias.

E përkundër faktit që morri përkrahjen e Vetëvendosje, pati kritika për mos përfshirjen e komunitetit Bektashian, gjë që morri mbështetjen e zëvendëskryeministrit Selmanaj për plotësim në lexim të dytë.

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Mergim Lushtaku tha se për formimin e një bashkësie fetare, do të duhej të ketë nënshkrimet e 1 përqind të popullsisë së Kosovës.

“Nuk pajtohem të ketë një regjistrim me 50 apo 100 vet, pasi nëse regjistrohet një person për kryetar të komunës i duhet së paku 500 nënshkrime“, tha ai.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ehman Rrahmani tha se formimi i bashkësive fetare me numrin e propozuar krijon rrezik kombëtar.

“Bashkësitë fetare kanë treguar shembullin e tolerancës dhe mirëkuptimit dhe merremi çdoherë shembull edhe në botë për këtë tolerancë e nëse lejojmë bashkësi fetare me 100 anëtarë, atëherë do të kemi me qindra bashkësi fetare, e do të formojnë edhe mahallat bashkësi fetare, pa asnjë problem me këtë që e keni propozuar ju si qeveri”, tha ai.

Zëvendëskryeministrit Selmanaj kanë bërë një hulumtim dhe në shumicën e vendeve demokratike, formimi i bashkësive fetare kërkon numër edhe më pak se sa 100.

“Raportin e Komisionit të Venecias ua sjellim dhe ata na kanë rekomanduar për këtë. Ata ka kanë thënë 10 mjafton sepse liria e besimit është krejtësisht e vullnetshme “, tha ai.

Në fund nuk është hedhur në votim për shkak të mungesës së deputetëve të pakicës. Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani tha se për këtë ligj kërkohet shumica prej 61 deputetëve dhe shumica e votave të pakicave, meqë është ligj me interes të veçantë.

Shqipëri5 minutes ago

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

Lajme59 minutes ago

Taravari mohon zërat për kalimin e Isen Shabanit në VLEN: Vazhdon të jetë anëtar i kryesisë së ASH-së

Lajme1 hour ago

Rrustemi: Sërish mund të shkojmë në zgjedhje, barrikadim opozitar për të mos e lënë Albin Kurtin të qeverisë

Lajme2 hours ago

Isen Shabani kalon në VLEN? Kapet mat në një darkë me kuadro të VLEN-it

Maqedoni3 hours ago

Rasti “Bellanoce-Baron”: Nis ekstradimi, vazhdon gjykimi

Lajme3 hours ago

Venera Azizi: Elita 5 në Tetovë për 35-vjetorin e Pavarësisë

Bota4 hours ago

‘‘Po sjellin një propozim për t’i dhënë fund luftës’’- Të dërguarit e Trumpit mbërrijnë në Moskë, pritet të diskutojnë planin për Ukrainën

Maqedoni5 hours ago

Skandal i radhës me tekstet shkollore: “Metohija” në Gjeografi, ndërsa historia e shqiptarëve reduktohet në librin e ri të Historisë

Maqedoni5 hours ago

Nga Shkupi në gjithë botën/ Meidani për Nënë Terezën: “Një krenari shqiptare që u bë dritë për njerëzimin”

Maqedoni5 hours ago

Bastore dhe kazino më pak se 500 metra afër shkollave, në Kërçovë ligji mbetet pa zbatim-nuk ka lëvizur asgjë

Shqipëri6 hours ago

Danimarka mbështet planin maroken për autonominë e Saharasë

Kosovë6 hours ago

Ndalohet në Bërnjak i dyshuari për rastin e vr’asjes së 23 shqiptarëve më 19 prill 1999 në Zubin Potok

NA NDIQ NË FACEBOOK