Sport
ZYRTARE: Viktor Kuka nënshkruan me Feronikelin

Kuka, një lojtar me shumë bagazh në Superligën e Kosovës, ka arritur marrëveshje me skuadrën e Feronikelit.
Kuka shkon te Feronikeli si transferim nga skuadra e Ferizaj, transmeton lajmi.net.
Kuka aktivizohet si mbrojtës dhe shquhet për forcën e tij fizike.
Viktori është shpallur kampion në Superligën e Kosovës në vitin 2011 dhe 2013, kur luante me Prishtinën, por edhe në vitin 2018 me Dritën. /Lajmi.net/






















