Sport
ZYRTARE: Suarezi i bashkohet Atleticos

Skuadra e Atletico Madrid ka zyrtarizuar transferimin e Luis Suarez.
Faqja zyrtare e ‘Rojiblancos’ bën të ditur se Suarez është anëtari më i ri i skuadrës, transmeton lajmi.net.
Uruguaiani ka nënshkruar kontratë dy vjeçare me skuadrën e Atletico Madrid.
Ai bën këtë lëvizje pas një aventure të shkëlqyer me Barcelonën, ku fitoi shumë trofe, përfshirë tripletën.
Suarez është shënuesi i tretë më i mirë në histori të Barcelonës. Nga sot, ai zyrtarisht është anëtar i Atleti. /Lajmi.net/






















