Connect with us

Sport

ZYRTARE: Juventus e huazon një lojtar tek Atalanta

Publikuar

Skuadra e Juventusit përmes një njoftimi ka bërë të ditur se mbrojtësi Cristian Romero, është huazuar tek Atalanta për dy sezone.

22 vjeçari sezonin e kaluar ishte pjesë e Genoas, ku në 30 paraqitje shënoi një gol.

Në komunikatën e Juventusit thuhet se ekziston mundësia e Atalantës për transferim të përhershëm të lojtarit.

Romero është argjentinas, që në Evropë ka ardhur nga skuadra e Belgranos./Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK