Sport
ZYRTARE: Arsenali nënshkruan me portierin Runar Alex Runarsson

Topçinjtë kanë rënë dakord për një marrëveshje me vlerë pak më shumë se 1 milion funte për 25-vjeçarin.
Runarsson përfundoi testet mjekësore me Gunners javën e kaluar dhe arrin të ndihmojë për të mbushur boshllëkun e lënë nga Emiliano Martinez.
Martinez shkëlqeu në ekipin e parë të Arsenalit pas rifillimit të Premierligë sezonin e kaluar me Bernd Leno që u lëndua, por u transferua te Aston Villa për shkak se nuk iu premtua zgjedhja e parë nga Mikel Arteta.
Runarsson u ble si portier i dytë dhe pritet të bëjë debutimin kundër Leicester City të mërkurën në mbrëmje, në kuadër të Carabao Cup. /Lajmi.net/






















