Sport
ZYRTARE: Arlind Ajeti nënshkruan me skuadrën e Serie B

Ajeti është larguar kështu pas disa muajsh eksperiencë në Danimarkë me fanellën e Veljes për t’u transferuar në Itali aty ku ka firmosur për 2 vite me Reggianan.
Ai do të veshë fanellën me numër 93 te klubi nga Reggio Emilia, ndërsa Reggiana bëhet ekipi i 4-t i tij në Itali pas aventurave në Serie A me Frosinonen, Torinon dhe Crotonen.
Pas prezantimit te skuadra e tij e re, vetë lojtari ka thënë edhe fjalët e para si lojtar i Reggianas me shpresën se te kjo skuadër Ajeti do të gjejë formën optimale dhe do të rikthehet të jetë pjesë edhe e kombëtares shqiptare pasi është ende shumë i ri vetëm 27-vjeç. /Lajmi.net/






















