Connect with us

Kosovë

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit: Lumezi e ka vetëm një vend pune, jo gjashtë

Publikuar

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit i ka mohuar raportimet se Aleksandër Lumezi ka gjashtë vende pune dhe se merr pagë vjetore 50 mijë euro.

Në sqarimin e zyrës thuhet se Lumezi e ka vetëm një vend pune, atë të Kryeprokurorit të Shtetit.

Kjo pozitë, sipas ligjit, ia obligon kryeprokurorit të angazhohet në bordet institucionale të fushës së drejtësisë dhe sigurisë.

“Ndërkaq nga data 15.03.2018 deri më 15.03.2020 Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi ka qenë edhe Kryetar i Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës i propozuar nga Ministria e Drejtësisë dhe i zgjedhur nga deputetët e Kuvendit të Kosovës”, thuhet në reagim.

“Të gjitha këto angazhime të Kryeprokurorit Lumezi janë në harmoni të plotë me ligjet në fuqi të Republikës së Kosovës dhe nuk përbëjnë konflikt të interesit. Kjo dëshmohet edhe me opinionin juridik të Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) të dhënë më datë 09.07.2018”, vazhdohet në komunikatë.

NA NDIQ NË FACEBOOK