Connect with us

Lajme

Zvarritja e zgjedhjes së kreut të BFI-së/ Reagojnë imamët

Publikuar

më

Zvarritja e procesit të reformave në Bashkësinë Fetare Islame, në veçanti mos mbajtja e zgjedhjeve për kryetar të këtij institucioni ka nxitur reagimin e disa prej imamëve, shkruan Alsat.

Shaqir Fetahu nuk mund të shpallë veten Reis apo të jetë në pafundësi ushtrues detyre i kryetarit të BFI-së, vlerëson Maksut Abazi, imam në fshatin Poroj të Tetovës.

Abazi vlerëson se udhëheqësit aktual të BFI-së janë pasues të Sulejman Rexhepit i cili, sipas tij, për 14 vite, nuk e reformoi por e tërhoqi zvarrë BFI-në, e cila mbetet institucion i vetëm i paçliruar nga komunizmi.

“Pas këtij erdhi bashkëpunëtori më i ngushtë i tij për të cilin folëm më parë, që u ngjan sikur këta po e përcjellin stafetën e Titos dorë më dorë për 30 vite me radhë në këto treva. Dhe është vështirë këtu të ndodhin reforma me njerëz të cilët nuk kanë arritur ta reformojnë vetveten e tyre”-tha Maksut Abazi – Hoxhë në fsh. Poroj.

Imami Maksut Abazi mendon se nuk është mirë në krye të BFI-së përsëri të vijnë myftitë aktual dhe anëtarët e Rijasetit që e kanë përkrahur Sulejman Rexhepin. Me BFI-në sipas Abazit, duhet të udhëheqin njerëz të ndërgjegjshëm, intelektual që kanë studiuar në universitete ndërkombëtare e që e kanë dëshmuar veten dhe kanë ndihmuar popullin.

“Se njerëzit e tillë që nuk kanë arritur ta reformojnë vetveten e tyre nuk mund të pritet reforma aty Muhamedi Alejhi Selam në një adith të shkurtë thotë ‘edukoni vetveten, pastaj të tjerët’. Dhe unë nuk shpresoj në ta. InshaAllah ndodh që të ketë zgjedhje korrekte fer dhe demokratike dhe të vijnë në krye të BFI-së ata që e meritojnë. Nuk është jeta si e mendojnë shumë prej tyre ‘vetëm të marrësh dhe të kesh, por të japësh dhe të jesh”-pohoi Maksut Abazi – Hoxhë në fsh. Poroj.

Ndryshe, ushtruesi i detyrës Reis i BFI-së Shaqir Fetahu edhe pas katër muajsh prej kur u shkarkua Sulejman Rexhepi, hesht në pyetjet e Alsat se çfarë po ndodhë në këtë Institucion pas shkarkimit të Sulejman Rexhepit, deri ku kanë arritur me organizimin e zgjedhjeve në BFI, cilat janë arsyet konkrete për shkarkimin e Rexhepit. Nga BFI heshtin edhe për keqpërdorimet eventuale të bëra nga ish-udhëheqësi i këtij institucioni. Drejtoria e të Ardhurave Publike dhe Regjistri Qendror pa përgjigje se pse nuk kanë vepruar ndaj BFI-së e cila për 5 vite nuk ka dorëzuar raporte financiare vjetore./Alsat-m/

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Lajme12 minutes ago

Koloneli amerikan Miller: Ushtarët tanë janë të gatshëm të punojnë me aleatët e NATO-s për një Kosovë të sigurtë

Maqedoni1 hour ago

Bërvenica para kutive të votimit: Shqiptarët me 3 kandidatë, 6 emra në garë për kryetar!

Shqipëri2 hours ago

“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”- Berisha drejton protestën nga selia, thirrje për nesër: Të solidarizohemi me studentët

Lajme2 hours ago

Haqim Ramadani me apel: Të mos keqpërdoret emri im!

Lajme2 hours ago

Drejt Strasburgut: Dr. Betim Jahja nominohet për përfaqësues të vendit në Këshillin Evropian të Gjyqtarëve

Maqedoni3 hours ago

Strumica më e ngrohta, Popova Shapka në të ftohtë ekstrem – ja sa shënuan termometrat në Maqedoni!

Maqedoni3 hours ago

Rritje pagash për ushtarët nga 1 janari, zgjidhje për ata që mbushin 45 vjeç

Bota3 hours ago

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

Maqedoni4 hours ago

Mickoski: Dy interkonektorët e gazit do të rrisin rëndësinë gjeostrategjike të Maqedonisë së Veriut

Lajme4 hours ago

Venera Azizi: Letërnjoftimin dhe patentën e shoferit po e sjellim në formë të digjitalizuar

Maqedoni4 hours ago

Dhunë mes të miturve në Shkup: Rrahin një fëmijë në oborrin e shkollës, videon e publikojnë në internet!

Shqipëri4 hours ago

Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grupi i drejtohet Kryeministrisë, efektivët gardh

NA NDIQ NË FACEBOOK