Sport
Ziyech, Chilwell dhe Thiago Silva mungojnë në ndeshjen hapëse të Chelsea

Tifozët e ‘Bluve’ të Londrës duhet të presin më gjatë për të parë debutimin e disa prej transferimeve të reja.
Ben Chilwell, Hakim Ziyech dhe Thiago Silva nuk do të jenë gati për xhiron e parë.
“Ziyech pësoi një dëmtim në gju në ndeshjen ndaj Brighton. Chilwell po punon për gjendjen fizike, kurse Thiago Silva është në Londër por nuk do të stërvitet deri në vikend”, ka thënë Frank Lampard, transmeton lajmi.net.
Timo Werner me gjasë do të jetë lojtari që tifozët mund ta shohin në ndeshjen e parë të Premierligës. /Lajmi.net/






















