Connect with us

Sport

Zidane lëshon lëvdata për Bale kur ky i fundit është afër zyrtarizimit te Tottenham

Publikuar

Pas një kohe të gjatë me raporte të tensionuara mes palëve, Gareth Bale ka vendosur të ndajë rrugët me skuadrën e Real Madrid.

Megjithatë, në kohën kur uellsiani tashmë po mbyll marrëveshjen me Tottenham, Zidane është kujtuar se Bale ka pasur edhe momente të mira me ‘Los Blancos’.

“Nuk kam biseduar me Bale. E di se çfarë ka bërë ai për këtë skuadër”, ka thënë Zidane, transmeton lajmi.net.

“Ai ka qenë spektakolar me këtë skuadër, askush nuk mund të thotë ndryshe. Ka negociata (me Tottenham). Nëse largohet, i urojmë fat”, ka shtuar francezi.

Është pikërisht Zidane një nga arsyet më të mëdha që Bale ka vendosur të largohet nga skuadra e Real Madrid. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK