Connect with us

Kosovë

Zhduket një i mitur në Prishtinë

Publikuar

Një djalë i moshës së mitur nga Gllogoci në Prishtinë dje ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Babai i tij e ka raportuar rastin në Policinë e Kosovës.

“Më datë 25.09.2020 ankuesi mashkull  kosovar ka raportuar në polici se djali i tij i moshës 14 vjeç që nga data e lartcekur është larguar prej shtëpisë dhe deri me tani nuk është kthyer në shtëpi”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Sipas ankuesit djali i tij nuk qëndron mirë me shëndet dhe përdor terapi qetësuese.