Kosovë
Zgjedhet Avokati i ri i Popullit

Kuvendi i Kosovës e ka zgjedhur Naim Qelajn Avokat të Popullit.
Për zgjedhjen e Qalajt në këtë pozitë kanë votuar pro 69 deputetë, pesë kundër dhe tre kanë abstenuar.
Qelaj ka qenë zëvendësministër i Drejtësisë nga radhët e AAK-së në kohën sa Ramush Haradinaj ishte kryeministër, kurse ka qenë edhe koordinator nacional për mbrojtje nga dhuna në familje.




















