Connect with us

Sport

Zëvendësimi më i shpejtë në historinë e futbollit… pas vetëm 13 sekondave!

Publikuar

Trajneri i Nomme Kalju largoi nga fushë në sekondën e 13-të futbollistin 16-vjeçar Sup.

Ky zëvendësim rekord ndodhi për shkak të rregullit në Premierligën estoneze, ku secila skuadër duhet ta fillojë ndeshjen me të paktën 2 futbollistë që janë formuar në këtë klub.

Meqenëse shumë futbollistë të Kalju, janë në karantinë për shkak të COVID-it, 16-vjeçari Sup, e nisi ndeshjen si titullar, për të qenë komfor rregullit, teksa u zëvendësua nga ukrainasi Vladislav Homutov në sekondën e 13-të. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK