Connect with us

Kosovë

Zemaj jep detaje rreth Ligjit për sigurimet shëndetësore

Publikuar

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se ka nisur hartimi i Ligjit për sigurimet shëndetësore.

Ai në një postim në Facebook ka shkruar se përmes këtij ligji do t’u krijohet mundësia qytetarëve që të jenë të siguruar dhe t’u ofrohen shërbimet e sigurimit shëndetësor.

“Aktualisht, Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore. Pres dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit”, ka thënë Zemaj.

Postimi i plotë:

Së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, diskutuam për plotësimin e parakushteve, pa vonesa, në mënyrë që Fondi i Sigurimeve Shëndetësore të jetë në funksion të plotë.

Aktualisht, Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore. Pres dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit.

Jam i vendosur që sa më parë të krijohet mundësia për qytetarët të jenë të siguruar dhe përmes kësaj t’u ofrohen shërbimet e sigurimit shëndetësor.

NA NDIQ NË FACEBOOK