Connect with us

Kosovë

Zëdhënësi i BE-së: Kosova nuk mund të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian

Publikuar

më

Se Kosova nuk trajtohet si shtet sovran dhe i pavarur nga BE-ja është ditur qëmoti, por zyrtarë të Bashkimit Evropian gjithmonë e kanë relativizuar këtë duke përmendur “perspektivën evropiane” për të.

Deri më tash nuk është thënë në mënyrë aq të prerë se Kosova për BE-në nuk është shtet dhe nuk mund të aplikojë për anëtarësim në BE, siç e ka bërë dy ditët e shkuara në konferencë për shtyp Peter Stano, zëdhënës për çështjen e Politikës së Jashtme dhe Siguri, dhe zëdhënës i përfaqësuesit të lartë të BE-së, Josep Borrell, i cili ka marrë përsipër edhe përgjigjet në pyetjet rreth punës së të dërguarit të posaçëm për dialog mes Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

Stano e ka thënë këtë duke u përgjigjur në pyetjen se a mund të aplikojë Kosova për anëtarësim në BE, pasi tash edhe ka dhënë zotime në dokumentet e nënshkruara në Washington, ku ka premtuar se nuk do të kërkojë anëtarësime në organizatat ndërkombëtare. Stano nuk ka dashur ta komentojë atë që ka ndodhur në Washington, duke thënë se u takon palëve e jo BE-së, por është kufizuar në sqarime lidhur me mundësinë që Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE.

“Sa i përket pyetjes tuaj se a do të mund Kosova të aplikojë për anëtarësim në BE, kam frikë se më duhet tua rikujtoj faktin se janë ende pesë shtete anëtare të cilat nuk e kanë njohur. Kosova nuk është ende në gjendje të bëjë aplikimin formal për anëtarësim në BE”, ka thënë ky zëdhënës i BE-së, duke shtuar më pas se “Kosova, megjithatë, ka një perspektivë të qartë evropiane”.

Ka thënë se BE-ja po punon me vite në mënyrë intensive me Kosovën, popullin dhe me përfaqësuesit e Kosovës, në mënyrë që t’u ndihmohet për të lëvizur drejt integrimeve evropiane dhe në një moment të jetë e mundur të aplikojë edhe për anëtarësim.

Ai e ka quajtur dialogun dhe normalizimin e raporteve me Serbinë si një gjë që është e ndërlidhur me procesin e integrimeve në BE për të dyja palët, si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë, dhe se asnjëra nuk mund të hyjë në BE në fazën finale pa i normalizuar raportet.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Shqipëri11 minutes ago

“Kjo barbari nuk ka ndodhur as në vitet ‘90”- Berisha drejton protestën nga selia, thirrje për nesër: Të solidarizohemi me studentët

Lajme15 minutes ago

Haqim Ramadani me apel: Të mos keqpërdoret emri im!

Lajme21 minutes ago

Drejt Strasburgut: Dr. Betim Jahja nominohet për përfaqësues të vendit në Këshillin Evropian të Gjyqtarëve

Maqedoni60 minutes ago

Strumica më e ngrohta, Popova Shapka në të ftohtë ekstrem – ja sa shënuan termometrat në Maqedoni!

Maqedoni1 hour ago

Rritje pagash për ushtarët nga 1 janari, zgjidhje për ata që mbushin 45 vjeç

Bota1 hour ago

Kos: Ukraina një nga vendet që po përparon më së shpejti drejt anëtarësimit në BE

Maqedoni2 hours ago

Mickoski: Dy interkonektorët e gazit do të rrisin rëndësinë gjeostrategjike të Maqedonisë së Veriut

Lajme2 hours ago

Venera Azizi: Letërnjoftimin dhe patentën e shoferit po e sjellim në formë të digjitalizuar

Maqedoni3 hours ago

Dhunë mes të miturve në Shkup: Rrahin një fëmijë në oborrin e shkollës, videon e publikojnë në internet!

Shqipëri3 hours ago

Pasi u përqafuan me Policinë te Ministria e Arsimit, protestuesit i vënë zjarrin derës së Ministrisë së Ekonomisë! Grupi i drejtohet Kryeministrisë, efektivët gardh

Maqedoni3 hours ago

Drogë, armë dhe para në banesë – kallëzim penal ndaj 24-vjeçarit nga Shkupi!

Kosovë3 hours ago

Për gjashtë muaj si Presidente, Albulena Haxhiu ua dha shtetësinë e Kosovës me dekret 29 personave (Dokument/Emrat)

NA NDIQ NË FACEBOOK