Sport
Zbulohet më në fund, arsyeja pse Ilicic ra në depresion

Vetëm një problem madhor mund ta linte jashtë këtij takimi dhe në Itali nuk mund ta fshihnin më gjatë situatën, sulmuesi kishte kaluar në depresion.
Askush prej zyrtarëve të klubit të Atalantës nuk guxoi për të thënë një fjalë më tepër, duke ia lënë vetë futbollistit që të shpjegojë gjithçka ka ndodhur në një moment të dytë.
I pari zyrtar që ka kërkuar t’i jap shpjegim momentit të vështirë që ka kaluar Ilicic, ishte presidenti i Federatës së Futbollit në Slloveni, Radenko Mijatovic.
Sipas këtij të fundit sulmuesi nuk mundi ta përballonte skenën kur makinat e ushtrisë transportonin trupat në Itali për shkakun e koronavirusit, duke e përjetuar më tepër se gjithë të tjerët. /Lajmi.net/






















