Connect with us

Lajme

Zbulohet emri i ambasadorit të ri britanik në Tiranë

Publikuar

Ambasadori aktual britanik në Shqipëri, Duncan Norman ka bërë publik emrin e pasardhësit të tij.

Mësohet se ambasadori i ardhshëm britanik në Tiranë do të jetë Alastair King-Smith, i cili pritet ta marrë detyrën duke nisur nga shtatori i vitit 2021, raporton Tch, transmeton Klan Kosova.

“Jam i kënaqur që Alastair King-Smith është emëruar si pasardhësi im nga shtatori 2021. Alastair është një diplomat me shumë përvojë dhe shumë i aftë, i cili do të ketë një sukses të madh kur të fillojë pas një viti. Ndërkohë Alastair po mëson shqip”, shkruan Norman në Twitter.

.