Kosovë
Zafir Berisha ka një mesazh për hakuesin e Facebook-ut të tij: Loz, loz, kënaqu

Në ditën që u emërua Koordinator nacional për siguri kibernetike dhe menaxhim të emergjencave, Zafir Berishës, ia kanë thyer fjalëkalimin e Facebook-ut.
Personi apo personat që po menaxhojnë aktualisht llogarinë e Zafir Berishës në Facebook, po shprehen kundër emërimit të tij në pozitën e cekur më lartë, shkruan Periskopi.
E për këtë, Zafir Berisha tha në një televizion se nuk po mërzitet se i është hakuar profilin në Facebook.
“As që jam duke u mërzitë për këtë punë, le ta mban le të lozë le të kënaqet”
“Një fjalë popullore thotë se shteti e nxen lepurin me qerre”, tha ai duke premtuar se do të kapen personat që hakuan profilin e tij në FB./Periskopi/





















