Connect with us

Lajme

Zaev: Deri në fund të javës do të kemi marrëveshje për zëvendësminiatrat…

Publikuar

Kryeministri Zoran Zaevi beson se deri në fund të javës do të arrihet marrëveshje për zëvendësministrat në Qeveri, si dhe për kryetarët dhe zëvendëskryetarët e komisioneve kuvendore. Probleme thotë nuk ka, por vetëm zhvillohet debat cilësor që të gjendet një gjuhë e përbashkët që në vende të vendosen kuadro më cilësorë të cilët janë në dispozicion.

“Besoj se deri në fund të javës do t’i përfundojmë të gjitha konsultimet dhe bisedimet me kandidatët potencialë për zëvendësministra që të mundem si mandatar, tani tashmë si kryeministër, t’i dorëzoj deri në Kuvend për vendimmarrje. Ky është një proces ki zhvillohen bisedime me partnerët, dëshirojmë të zgjedhim atë më cilësore nga atë që e kemi si ofertë”, tha Zaevi duke u përgjigjur në pyetjen e gazetarëve para takimit në LSM.

Më vjen keq, tha Zaevi, që shumë kuadro cilësorë nuk pranojnë funksione sepse kanë paga më të larta në sektorin privat ku punojnë.

“Në Parlament nuk ka probleme rreth formimit të komisioneve jo më shumë sa ka pasur gjithmonë në formimin e tyre.Debati i parë midis pushtetit dhe opozitës për shpërndarje është e qartë se dihet sa vende kanë si për njërin ashtu edhe për tjetrin. Për momentin në koalicionin qeveritar shohim si me më përgjegjësi të vendosen kuadrot nga Parlamenti për efekte maksimale dhe efikasitet në punën”, tha kryeministri Zaev.

NA NDIQ NË FACEBOOK