Connect with us

Sport

Ylli i UFC sulmon publikisht LeBron Jamesin

Publikuar

Ylli i UFC, Colby Covington u angazhua të sulmonte publikisht yllin e NBA, LeBron James, pasi mposhti Tyron Woodley, përcjell lajmi.net.

Covington, në dedikimin e fitores, ka gjetur hapësira që të jap kritikat e tij për ‘Mbretin’ e NBA, James.

“Dua t’iua dedikoj këtë fitore të gjithë ushtarëve aty jashtë, ju na mbani të sigurtë”, ka thënë fillimisht Covington, transmeton lajmi.net.

“Jo këta atletët, jo këta frikacakët pakurrizorë, sikur LeBron James”, shtoi luftëtari i UFC.

LeBron James ka qenë një nga më të zëshmit së fundmi në fushatën ‘Black Lives Matter’. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK