Connect with us

Sport

Yaya Toure: Do të doja të luaj në Serie A

Publikuar

Toure ka bërë të ditur se nuk synon akoma që të pensionohet nga futbolli.

Mesfushori nga Bregu i Fildishtë ka bërë të ditur se do të donte që një ditë të luante në Itali, por edhe në Francë apo Angli.

Ai është shprehur se futbolli për të nuk lidhet me të hollat, por me pasionin.

“Karriera ime nuk do të zgjas përgjithmonë, por unë e di se unë kam edhe një apo dy sezone të mbetura”, ka thënë Yaya, transmeton lajmi.net.

“Nuk e kam parë se sa shumë më ka munguar futbolli. Më mungon energjia, dhomat e zhveshjes, shpirti i skuadrës dhe ndjenja që ke kur fiton ndeshjet”, ka shtuar lojtari.

“Do të doja të luaj në Itali, pasi nuk kam luajtur kurrë atje, por ndoshta edhe në Francë apo Angli”, ka shtuar mes tjerash mesfushori.

Yaya Toure është aktualisht pa skuadër dhe thuhet t’i jetë ofruar skuadrës së Spezia. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK