Sport
Xhemajli për nënshkrimin me Sunderland: Bisedova me Lorik Canën

Xhemajli, mbrojtësi kosovar, së fundmi u zyrtarizua te skuadra e Sunderland dhe duket se këtu rol pati edhe Lorik Cana.
Kapiteni legjendar i kombëtares kuqezi duket të ketë thënë fjalë të mira për Sunderland, të cilat e bindën Xhemajlin të vazhdojë aty.
“Unë bisedova me Lorik Canën dhe ai më tha gjëra të mira për klubin dhe tifozët”, ishin fjalët e Xhemajlit, transmeton lajmi.net.
Lojtari këto fjalë ka thënë në një intervistë për faqen zyrtare të Sunderland. /Lajmi.net/






















