Sport
Xhaka i kënaqur me transferimet e Arsenal, jep lëvdata për Willian

Willian iu bashkua skuadrës së Arsenal gjatë kësaj merkatoje, duke i dhënë fund aventurës me Chelsea.
Lidhur me brazilianin disa komente ka dhënë edhe mesfushori me prejardhje kosovare, Granit Xhaka, i cili kishte vetëm lëvdata.
“Me Willian dhe Gabriel, Arsenal kanë afruar shumë kualitet dhe mentalitet fitues në dhomat e zhveshjes”, ka thënë Xhaka, transmeton lajmi.net.
“Willian e di se si duhet fituar tituj”, shtoi kosovari me pasaportë zvicerane.
Willian e niste për mrekulli aventurën me Arsenal, duke regjistruar tri asistime në ndeshjen e parë. /Lajmi.net/






















