Sport
“Xabi Alonso mund të drejtojë Bayernin në të ardhmen”

Kështu ka deklaruar Karl Heinz Rummenigge, i cili ka thënë fjalët më të mira për ish mesfushorin spanjoll.
Fituesi i Kupës së Botës me Spanjën kaloi tri sezone në ‘Allianz Arena’ mes viteve 2014-2017, para se të pensinohej nga futbolli.
“Ai do të jetë një trajner i cili mund të jetë interes i Bayern Munich në një moment në të ardhmen. Mund ta imagjinoj këtë”, ka deklaruar Rummenigge, përcjell lajmi.net.
“Xabi Alonso ka këtë ndjeshmëri që ju nevojitet. Sidomos me gjeneratën e sotme të lojtarëve”.
Xabi Alonso aktualisht është trajner i skuadrës B te Real Sociedad./Lajmi.net/






















