Connect with us

Lajme

Vuçiq: Trefishohet proamerikanizmi te serbët

Publikuar

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u krenua sot me një fakt. Sipas tij, në 11 muajt e fundit është trefishuar popullariteti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës midis serbëve. Vuçiq tha se nga 8.5 përqind, tani 26 përqind e serbëve e duan Amerikën.

Këto komente ai i bëri gjatë shënimit të 76 vjetorit të operacionit Hallijard, ku banorët e Pranjës, ndihmuan në shpëtimin e më shumë se 500 ushtarëve amerikanë të ngujuar në Serbi, pas rrëzimit të aeroplanëve të tyre nga forcat fashiste.

.

NA NDIQ NË FACEBOOK