Connect with us

Kosovë

Vuçiq nuk ka shpresë për një marrëveshje të shpejtë me Kosovën

Publikuar

Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq ka minimizuar shpresat se marrëveshja e ndërmjetësuar e ShBA-ve për bashkëpunim ekonomik me Kosovën mund të çojë shpejt në një marrëveshje politike finale.

Normalizimi politik me Kosovën është një parakusht për hyrjen e Serbisë në Bashkimin Evropian, shkruan Reuters, përcjell Periskopi.

Serbia dhe Kosova janë pajtuar që të ndërmarrin hapa drejt një bashkëpunimi ekonomik, përfshirë edhe projekte të përbashkëta infrastrukturore, në marrëveshjet e nënshkruara në Shtëpinë e Bardhë më 4 shtator, e të cilat presidenti amerikan Donald Trump i quajti “përparim domethënës”.

Në të parën intervistë me një organizatë lajmesh perëndimore, Vuçiqi i përshkroi marrëveshjet si një hap të madh në drejtimin e duhur, por që ishin larg nga normalizimi politik.

“Mendoj se marrëveshje të tilla janë shumë të rëndësishme në mënyrë që të ruhet paqja dhe që njëherë e përgjithmonë t’i zgjidhim problemet tona për të pasur të ardhme të qartë për fëmijët tanë,” i tha Vuçiq Reutersit.

“Nuk po them që jemi afër një zgjidhjeje politike,” shtoi ai, duke potencuar se bashkëpunimi ekonomik ishte “çelësi” pë rndonjë marrëveshje të mundshme politike në të ardhmen.

“Nëse jetoni në një shtet të vogël që është gjeografikisht në udhëkryq (mes Lindjes dhe Perëndimit), atëherë politika juaj duhet të jetë në mbajtjen e paqes dhe stabilitetit, që është mos-hyrja në konflikt me askënd, që është e pamundur, apo të konfliktuohesh me secilin barazisht,” tha ai.

Trump po ashtu tha se shpreson që Donald Trump do ta vizitonte Serbinë. /Periskopi

NA NDIQ NË FACEBOOK