Connect with us

Lajme

Vritet me armë në makinën e tij 33 vjeçari në Rrogozhinë

Publikuar

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Rrogozhinë.

Policia bën me dije se rreth orës 06:00, në fshatin Sinaballaj të Rrogozhinës është gjetur i vdekur në mjetin e tij shtetasi Klevis Kapllani, 33 vjeç.

Dyshimet e para të policisë janë se vdekja e 33 vjeçarit ka ardhur nga përdorimi i armës së zjarrit.

Policia njofton se është ngritur menjëherë një grup i posaçëm hetimor i përbërë me Specialistët të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Specialistë të Komisariatit të Policisë Kavajë dhe nën drejtim e Prokurorisë vijon puna për fiksimin e çdo prove materiale që do çonte në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve./tch

.

NA NDIQ NË FACEBOOK