Kosovë
VMRO-DPMNE të martën në protestë, por tani ndryshon arsyjen…

Kësaj radhe jo për energjinë elektrike, por për, siç thonë, të vërtetën historike dhe negociatat me Bullgarinë.
Nga opozita maqedonase thonë se në këtë periudhë të ndjeshme, historianëve dhe ekipit negociator i duhet mbështetje për të mbrojtur të vërtetën mbi Goce Delçevin dhe për të mos iu nënshtruar presioneve e tregtisë politike, shkruan TVM2.
“Goce Delçev është një nga personazhet më të ndritshëm në postulatet e të cilit mbështetet shteti modern maqedonas. Ai është pjesë e identitetit tonë, vijë e kuqe për dinjitetin tonë. Pikërisht për të dhe për faktet e tjera historike, qeveria e Zoran Zaevit po negocion me fqinjin lindor larg syve të opinionit. Tregtia me emrin dhe ekzistencën e Goce Dellcevit do të thotë tregti me ekzistencën tonë dhe atë që jemi dhe do të vazhdojmë të jemi, maqedonas.”,- tha nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vlado Misajlovski.
Teksa ofron mbështetje për historinë, VMRO nuk harroi të akuzojë qeverinë se nuk ka asnjë ide të qartë për integrimin në BE.
“Bashkimi Europian mbetet një tjetër premtim i parealizuar i Zoran Zaevit dhe qeverisë së tij. Nuk kemi dëgjuar asnjë ide, asnjë plan. Të kujtojmë se kjo është një Qeveri që është e gatshme të heqë dorë nga gjithçka, vetëm për të shpëtuar veten dhe për të shpëtuar karrierat e disa njerëzve që e udhëheqin qeverinë.”,- u shpreh nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Vllado Misajlovski.
Nga VMRO-DPMNE akuzuan qeverinë edhe se po infiltron njerëzit e saj për të diskretituar protestën e opozitës.
















