Sport
Vjen fitorja e parë për Real Madridin këtë sezon

Skuadra e Zinedine Zidane ishte e para që kaloi në epërsi, duke shënuar nëpërmjet mesfushorit Federico Valverde në minutën e 14’, shkruan lajmi.net.
Aissa Mandi në minutën e 35’ barazoi në 1:1, para se Willian Carvalho të kalonte për të parën herë në epërsi vendasit, kur shënoi në minutën e 37’.
Fillimi i pjesës së dytë solli barazimin, me Emerson që shënoi autogol.
Ishte pikërisht Emerson që në minutën e 68’ u ndëshkua me karton të kuq, duke e lënë Real Betisin me një lojtar më pak.
Heroi i Real Madridit në këtë ndeshje doli të jetë Sergio Ramos, që shndërroi në gol një penallti të fituar në minutën e 82’, për 2:3./Lajmi.net/





















