Connect with us

Kosovë

Vitia e pranon se ka punuar në kompaninë që i dha tender prej 500 mijë eurove sa ishte ministër

Publikuar

Ish- ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, është pyetur nga anëtari i komisionit hetimor Bekim Haxhiu në lidhjet e tij me kompaninë farmaceutike ‘Agani’, kompani kjo e cila në kohën sa ishte Vitia ministër i Shëndetësisë kishte fituar një tender me afro gjysmë milion euro për furnizim emergjent me barna, pas shfaqjes së pandemisë me Covid-19.

Vitia e pranoi që ka punuar për tre vjet në këtë kompani dhe se kjo ka qenë publike.

“Nga viti 2004 deri në 2007 unë kam qenë punëtor në kompaninë ‘Agani’ dhe kjo është publike dhe nuk e kam fshehur kurrë. Unë kam punuar edhe në kompanitë e tjera dhe këtë nuk e kam fshehur asnjëherë”, tha Vitia.
“Agani Ltd” është njëra nga tri firmat përfituese të tenderit të emërtuar: “Furnizim emergjent me produkte farmaceutike për Corona-virus” gjatw kohws sa ishte ministwr i Shendetwsisw Arben Vitia. Vlera e përgjithshme e kontratës ishte 439 mijë (439.900,00) eurove./Periskopi/

NA NDIQ NË FACEBOOK