Connect with us

Kosovë

Viola Von Cramonit s’i besohet për emërimin e liqenit Trump: A është shaka e 1 prillit?

Publikuar

më

Rënia dakord e kryeministrit kosovar Avdullah Hotit që Ujmanit t’i bëhet emri Trump i ka bërë përshtypje edhe raportueses për Kosovën në Parlamentit Europian, Viola von Cramon.

Madje, ajo s’po beson këtë emërim.

“Shaka e 1 prillit? Si mund të japë dikush diçka si shenjë mirënjohje për atë marrëveshje? Thjesht duke qenë pjesë e fushatës së Trump”, shkroi ajo në Twitter.

Richard Grenell, i dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, ka thënë se këtë ide e ka thënë me shaka, por se përfaqësuesit e Kosovës dhe Serbisë e morën seriozisht.

Ai zbuloi se pati një përplasje të pabesueshme mes palës kosovare dhe asaj serbe, për emrin e liqenit të Ujmanit, prandaj edhe e bëri atë shaka.

”Njëra thoshte – ne e quajmë atë me emër serb, tjetra jo ne e quajmë atë emrin shqiptar të Kosovës. Pra, ishte një luftë e pabesueshme për emrin liqenit, dhe kështu me shaka thashë se thjesht le të quhet pra Liqeni Trump, meqë nuk doja që ta zemëroja njërën palë apo tjetrën”.

NA NDIQ NË FACEBOOK