Sport
Vinicius: Neymar është inspirimi im

Ylli i Real Madrid vazhdon të ketë simpati të madhe për lojtarin e PSG, Neymar JR.
Vinicius ka bërë të ditur së fundmi se ai inspirohet nga bashkëkombësi i tij, i cili viteve të fundit ka korrur suksese të shumta.
“Shpresoj të luaj për skuadrë kombëtare përsëri”, ka thënë Vinicius, transmeton lajmi.net.
“Shumë idhuj të mi janë aty. Neymar është inspirimi im”, ka shtuar ylli i ‘Los Blancos’.
Vinicius ka pasur një sezon solid këtë edicion, me golin e Barcelonës që mund të shihet si momenti më i mirë i sezonit për të. /Lajmi.net/






















