Sport
Vinicius bën heroin, Real Madrid mposht Valladolidin

Edhe pse ishin favoritë në letër, Real Madrid ka vuajtur jo pak për të marrë këto tre pikë përballë Valladolid, shkruan lajmi.net.
U desh të pritej minuta e 65’ që Real Madrid të shënonte golin e epërsisë në këtë ndeshje.
Ishte i ardhuri nga bankina, Vinicius Junior që realizoi për ‘Los Blancos’, që në fund doli të ishte goli i vetëm në këtë ndeshje.
Real Madrid deri më tani në La Liga ka zhvilluar tri ndeshje, duke grumbulluar shtatë pikë./Lajmi.net/






















