Kosovë
Video ku Albin Kurti tregon se si ia kishte ndaluar Agim Veliut aksionin në Karaçevë

Në rrjetet sociale është shkëputur një pjesë e intervistës ku Kurti tregon see kishte ndaluar ish-ministrin e Punëve të Brendshme gjatë qeverisjes së tij, që të merrte aksion kundër krimit të organizuar në Karaçevë, shkruan Periskopi.
Ndërkohë që për të njëjtën temë sot në Kuvendin e Kosovës ka folur ministri i Punëve të Brendshme, Agim Veliu.
Veliu ka thënë në Kuvend se në shkurt ka kërkuar nga kryeministri i atëhershëm Albin Kurti, që të ndërmarrin aksion policor në Karaçevë, por që ishte refuzuar.
“Në shkurt më pengoi Kurti, tash s’më ndalë askush. Atë punë do ta bëjë dhe ndoshta do ta dëgjoni shumë shpejtë, do ta bëjë”, ka thënë Veliu.
E ky deklarim i Veliut po del të jetë i saktë, pasi vet Kurti e ka pranuar në një intervistë se nuk i ka dhënë miratimin Veliut për të marrë aksion në Karaçevë kundër krimit të organizuar.
Më poshtë keni videon e kësaj intervistë dhe pohimet e Kurtit.
Albin Kurtit nuk ia paska pas mbushur mendjen Njesia Speciale, por sonte po kjo Polici goditi fuqishem krimin ne Karaqeve. Kurti vet e pranon se Agim Veliu ia paska kerkuar qe te behet nje nderhyrhje e tille, gje te cilen Kurti e paska refuzuar.Pse Albini e anuloj kete urdher kur iu kerkua?
Gepostet von Arbnor L. Buzhala am Freitag, 18. September 2020
Sonte, Policia e Kosovës ka ndërmarr një aksion në zonën kufitare të fshatit Karaçevë të Kamenicës, ku dyshohet se për një periudhë të gjatë kohore është ushtruar trafikim me qenie njerëzore, prostitucion, kontrabandë, organizim i lojërave të fatit dhe keqpërdorim i detyrës zyrtare./Periskopi/






















