Kosovë
Veseli për mosbesimin e AAK’së tek Hoti: Nuk shkon unë të kam kryeministër, por nuk të besoj

Kreu i PDK’së, Kadri Veseli thotë se delegacioni kosovar në krye me Avdullah Hotin shkoi i papërgatitur në Washington, transmeton Periskopi.
Ai ka komentuar edhe mosbesimin e AAK’së tek kryeministri Hoti, edhe pse janë në një koalicion të përbashkët.
‘’Është dashur të ketë një përgatitje më të mirë. Nuk shkon unë të kam kryeministër, por nuk të besoj.S është marrëveshje historike, s’ka të tillë. Do të duhej të ishte e cila do ta conte Kosovën drejt fundit në organizatat ndërkombëtare.’’, ka thënë ai në një debat televiziv.PERISKOPI/




















