Connect with us

Kosovë

Veseli në Mitrovicë: Asnjë centimetër tokë e Kosovës nuk guxon të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë

Publikuar

Kryetari Veseli siguroi edhe një herë strukturat e këtyre dy qyteteve se asnjë marrëveshje përfundimtare me Serbinë e cila cenon integritetin territorial të Kosovës nuk do të jetë e pranueshme.

“Mitrovica dhe Kosova janë një dhe të pandashme. Asnjë centimetër tokë e Republikës së Kosovës nuk guxon të bëhet pjesë e dialogut me Serbinë.”, ka thënë Veseli.

Ai ka shprehur mbështetjen e tij dhe të partisë për këto dy degë dhe ka inkurajuar ato që të vazhdojnë punën e mirë në të mirë të qytetarëve të këtyre dy komunave.

Kryetarët e Degëve të Vushtrrisë dhe Mitrovicës, Kurtan Kajtazi dhe Bedri Hamza, kanë falënderuar kryetarin Veseli për mbështetjen dhe janë zotuar se puna e tyre në interes të qytetarëve do të jetë fokusi kryesorë edhe më tej.

NA NDIQ NË FACEBOOK