Ndryshe
Vëllezërit shqiptar nga Shkupi blejnë restorantin në qytetin e njohur të Gjermanisë

Basri dhe Besir Mejdiu janë dy vëllezërit shqiptar që kanë blerë restorantin e njohur Trattoria La Fontana në qytetin e Freibergut në Gjermani.
Suksesi i dy vëllezërve me prejardhje nga Radusha e Shkupit në qytetin e Freberigut ka shënuar kulminacionin në vitet e fundit duke e bërë zinxhirin e restoranteve Trattoria La Fontana, ndër restorantet më të njohura në Gjermani.
Përpos suksesit në këtë fushë, vëllezërit Mejdiu njihen edhe për mbështetje financiare të aktivitete humanitare në venbanimet shqiptare në Maqedoni.
Synimi i vëllezërve në të ardhmen është që biznesi i tyre të shtrihet edhe në qytete tjera të Gjermanisë./Zyrtare.net/























