Connect with us

Kosovë

Vdes i dënuari për krime lufte në Kosovë

Publikuar

më

I dënuari nga Tribunali i Hagës për krime të luftës në Kosovë, gjenerali serb Dragolub Ojdaniq, ka vdekur sot në Spitalin Ushtarak në Beograd.

Ojdaniq ishte shef i Shtabit të Përgjithshëm të Armatës Serbe gjatë luftës në Kosovë. Si i tillë ai ishte ndër zyrtarët kryesorë serbë që organizoi ekzekutimet masive të civilëve shqiptarë në Kosovë dhe dëbimin e rreth një milion qytetarëve të Kosovës.

Në vitin 2000 ai u emërua ministër i Mbrojtjes i Republikës Federale të Jugosllavisë. Në vitin 2002 ishte transferuar në Hagë. Ndërsa në vitin 2009 u dënua me 15 vjet burg për krime lufte në Kosovë.

Ojdaniq në janar mit ndaj Tribunalit të Hagës.

“Pranoj plotësisht të gjitha gjetjet që janë bërë në gjykimin [kundër meje]. Çdo gjë që mbetet për mua është të kryej dënimin tim”, shkroi Ojdaniq në një letër që i dërgoi Gjykatës Ndërkombëtare për Krime në ish-Jugosllavi (ICTY) më 25 janar 2013.

Sipas aktgjykimit, gjenerali “e dinte për fushatën e terrorit, dhunës, dhe dëbimeve me dhunë që u bënë nga VJ [Armata Jugosllave] dhe Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë kundër shqiptarëve të Kosovës, por nuk mori masat efektive që kishte në dispozicion”.

Ai u lirua nga burgu më 2013. Ojdaniq u akuzua në vitin 1999 bashkë me ish-presidentin serb Milan Millutinoviq, ish-zëvendëskryeministrin jugosllav, Nikolla Shainoviq, ish-komandantin e Ushtrisë Jugosllave, Nebojsha Pavkoviq, ish-shefin e shtabit të trupave të Prishtinës, Vlladimir Llazareviq, dhe ish-shefin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë për Kosovën, Sreten Lukiq. Ojdaniq u lind më 1941 afër Uzhicës. Përfundoi Akademinë Ushtarake më 1964. Shërbeu në Sarajevë, Gjakovë, Prizren, Prishtinë, Uzhicë dhe Beograd.

MARKETING I PAGUAR POLITIK

Maqedoni3 minutes ago

Grubi doli nga arresti shtëpiak, pritje me fishekëzjarre dhe tymuese

Shqipëri33 minutes ago

Nga konflikti për një vajzë te tentativa për vrasje në kalçeto, zbardhet ngjarja në Shkodër

Lajme2 hours ago

Refuzojnë avokatin e popullit, dhomat e Specializuara nuk marrin pjesë në tryezën për Gjykatën Speciale

Shqipëri4 hours ago

“Nuk ka humbje jete dhe të intubuar”- Disa të plagosur në protestën e dhunshme, flet shefi i Traumës: I riu me këmbën e dëmtuar, në gjendje stabël…

Lajme5 hours ago

Mustafa: Jam për marrëveshje gjithëpërfshirëse mes PDK-së dhe LVV-së

Maqedoni6 hours ago

Dorëhiqet zv.ministri i shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut

Shqipëri6 hours ago

Protesta/ Ironia e juristit Spahiu: Reagimi i Ambasadës së SHBA, as ‘mish, as peshk’!- Pyet dhe Arlind Qorrin: Po nëse zgjedhjet i fiton sërish Rama apo Berisha?

Lajme7 hours ago

Pamje të rënda: Protestuesi 19 vjeçar pa vetëdije e me këmbë të thyer, duke u bartur nga policia në Tiranë

Religjion8 hours ago

Të vdesësh nuk është humbje, humbje paraqet të mos dish për çfarë po vdes

Maqedoni9 hours ago

Denoncoi vjedhjen e arit prej 3.000 eurosh, policia zbulon mashtrimin e 24-vjeçares nga Dibra!

Shqipëri9 hours ago

Ministrja Spahiu viziton pacientët te Trauma, 19-vjeçari me këmbën e thyer: Isha duke kaluar, s’kam lidhje me protestën (VIDEO)

Maqedoni9 hours ago

Nisin vaksinat kundër gripit në Maqedoni: Kush ka përparësi dhe si të regjistroheni?

NA NDIQ NË FACEBOOK