Kosovë
Vdes gruaja nga Vushtrria, kishte rënë në bunar

Sipas Policisë, me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet për obduksion.
“Vushtrri 15.09.2020 – 08:30. Raportohet se viktima femër kosovare në rrethana të panjohura ka rënë në një pus-bunar. Viktima është dërguar në emergjencë, ku mjeku ka konstatuar se e njëjta është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML, për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë.





















