Kosovë
Vazhdon seanca e Kuvendit për zgjedhjen e Avokatit të Popullit

Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit. I vetmi kandidat për të cilin do të votojnë deputetët është Xhavit Shala.
Të premten në raundin e dytë Xhavit Shala morri 22 vota, kurse, Naim Çelaj 32.
Ky i fundit kaloi në raundin e tretë, për të cilin raund nisen përgatitjet por për shkak të mungesës së deputetëve në sallë, seanca është shtyrë për sot në orën 12:00.





















