Connect with us

Sport

Van de Beek stërvit për herë të parë me Man Utd

Publikuar

23-vjeçari ka mbërritur në Angli nën urdhrat e Ole Gunnar Solskjaer pas grumbullimit me përfaqësuesen për ndeshjet e Ligës së Kombeve.

Mesfushori madje kishte kohë të pozonte me trajnerin e tij të ri dhe kapitenin Harry Maguire, i cili gjithashtu është kthyer në fillim të javës në stërvitje pas telasheve që pati në Greqi, ku u arrestua për mosbindje ndaj policisë vendëse.

Sezoni i ri në Premier League nis këtë fundjavë, por United ka një javë shtesë për t’u përgatitur, pasi sfida e parë ndaj Burnley-t, e programuar fillimisht më 12 shtator është shtyre.

“Djajtë e Kuq” do të presin më 19 shtator, në “Old Trafford” Crystal Palace, për javën e dytë të Premierligës. /Lajmi.net/ 

NA NDIQ NË FACEBOOK