Connect with us

Sport

Van de Beek: Bergwijn më ftoi te Tottenham, zgjodha Man Utd

Publikuar

Mesfushori holandez, Donny van de Beek, ka bërë një lëvizje të madhe këtë verë, kur nga Ajax Amsterdam kaloi te Manchester United.

Lojtari ka folur së fundmi për transferimin e tij, kur edhe ka zbuluar se Steven Bergwijn e kishte ftuar te Tottenham Hotspur.

“Steven Bergwijn më shkroi për të parë nëse do të luaja për Spurs. Por unë zgjodha Unitedin”, ka thënë Van de Beek, transmeton lajmi.net.

“Ndihesha gati për haopin e radhës. Ishte koha të largohem”, shtoi lojtari.

Donny van de Beek ka qenë në mesin e më të mirëve tek Ajax Amsterdam dhe pritet të shkëlqejë edhe me fanellën e Manchester United. /Lajmi.net/

NA NDIQ NË FACEBOOK