Sport
Valdes: Messi nuk mund të vihet në pikëpyetje asnjëherë

Messi lidhej me një largim të mundshëm nga Barcelona, por në fund vendosi të qëndronte te Barcelona, gjithnjë duke potencuar se dëshironte largimin.
Pas kësaj, ka shumë zëra që thonë se ai nuk do të tregojë maksimumin, por kështu nuk mendon Victor Valdes, i cili thotë se shprehitë e Messi nuk duhet të vihen asnjëherë në pikëpyetje.
“Shprehija e Leos nuk mund të vihet në pikëpyetje, as kualitetet e tyre”, ka thënë Valdes, transmeton lajmi.net.
“U lëndova nga komentet por ne e dimë se këto ekzistojnë në futboll. Jam i lumtur që Barca mund ta mbajë atë dhe shpresoj të na jap shumë momente tjera të mira”, shtoi ish portieri i Barcelonës.
Messi u rikthye në stërvitjet e Barcelonës së fundmi, duke treguar se është gati për sezonin e ri. /Lajmi.net/






















